Basha ka deklaruar mbrëmë se ishte i hapur për të nisur negociatat me mazhorancën, por akuzoi kryeministrin Rama se i ka bllokuar të gjitha ofertat e ndërkombëtarëve.
Askush nuk mund të ulet asnjëherë në negociata me askënd, për aq kohë sa pala që e kërkon atë, nuk e kupton dhe pranon të vërten që e çoi deri në këtë pikë.
Ndaj Kryetari i PD duhet të ketë guximin që ta pranojë dështimin total të rrugës anti sistem, që ndoqi për të rrëzuar Ramën, e për ta marë pushtetin.
Pas kësaj, do kuptojë se ashtu si edhe në të gjitha marrëveshjet e tjera politike të këtyre 30 viteve të fundit, pavarësisht rolit të pamohueshëm të tyre, në fund të fundit; “ndërkombëtarët jemi ne vetë”!
/Marrë nga Alfred Pez@ blogu personal