• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË/ Ja datat kur mund të mbahen
Home
Rajon

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË KOSOVË/ Ja datat kur mund të mbahen

22 August, 2019 F.autor Rajon

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë shpërndarë sot legjislaturën e gjashtë, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Përflitet se fundi i muajit shtator apo fillimi i tetorit, saktësisht datat 29 shtator dhe 6 tetor, do të jenë dy datat më të mundshme për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se do të fillojë procedurat për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme.

‘Brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës’, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parashikon që në rast të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet e reja mbahen jo më vonë se dyzet e pesë ditë pas shpërndarjes.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë si rezultat i dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës që ky i fundit kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve serioze që kishin lindur brenda partnerëve të koalicionit rreth vendimit për taksën 100% kundër produkteve serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 190 MIJË PAUNDË NË JAVË/ Njihuni me futbollistin adoleshent më të paguar në botë
Previous article MESAZH KUNDËRSHTARIT/ McGregor: Nuk të vë faj që...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT