• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PRERË/ Macron: Shumë vonë për marrëveshje të re për Brexit
Home
Nderkombetare

I PRERË/ Macron: Shumë vonë për marrëveshje të re për Brexit

22 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez, Emmnuel Macron i ka thënë kryeministrit britanik, Boris Johnson se nuk ka kohë të mjaftueshme për të rishkruar marrëveshjen që parasheh kushtet e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Johnson është takuar me presidentin francez në Pallatin Elysee, një ditë pas bisedimeve me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin, e cila ka sfiduar Britaninë që të prezantojë alternativë për siguri në kufirin irlandez.

Më shumë se 3 vjet prej kur Mbretëria e Bashkuar ka votuar për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ende nuk është e qartë se me çfarë kushte apo nëse shteti me ekonominë e dytë më të madhe në bllokun evropian do të largohet nga BE-ja.

Macron ka lënë derën e hapur për Britaninë që të gjejë zgjidhje për “ndalesën” irlandeze, mirëpo ka thënë se secili propozim duhet të respektojë edhe integritetin e tregut të BE-së dhe stabilitetin e ishullit të ndarë të Irlandës

“Dua të jem i qartë: Në muajin tjetër ne nuk do të kemi një marrëveshje për largim, që duket shumë ndryshe nga versioni original”, ka thënë Macron pasi është takuar me kryeministrin britanik.

Në vizitën e tij të parë, prej kur ka nisur mandatin një muaj më parë në kryeministri, Johnson ka paralajmëruar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron se ata mund të përballen me Brexit pa marrëvshje më 31 tetor, përveç nëse BE-ja harton një dokument të ri.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DURRËS/ Fluks udhëtarësh, në katër ditë rreth 26 mijë pasagjerë drejt Italisë
Previous article SHUHET NJË TJETËR YLL/ Ndërron jetë "Coli" te filmi "Debatik"

F.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT