• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISH AMBASADORJA BRITANIKE NË SHQIPËRI/ Sekretare personale e princit Harry dhe Meghan Markle-it
Home
Nderkombetare

ISH AMBASADORJA BRITANIKE NË SHQIPËRI/ Sekretare personale e princit Harry dhe Meghan Markle-it

21 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Nga sot princi anglez Harry dhe bashkëshortja e tij, aktorja amerikane, Meghan Markle do të kenë një sekretare të re private.

Ajo është ish-ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham.

Media britanike, e cila e ka njoftuar këtë zhvillim thotë se posti i sekretares private është  posti më  i lartë për një zyrtar, pranë çiftit mbretëror, që njihen si princi dhe dukesha e Sussex-it.

Fiona Mcilwham zëvëndëson në këtë post Samantha Cohen-in.

Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, Fiona Mcilwham ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme britanike, Foreign Office në drejtorinë për Ballkanin. Televizioni britanik ITV,  thotë se ajo ka marrë përgjegjinë e një punë shumë të madhe, për t’u bërë sekretarja private e çiftit më të famshëm në botë.

Një çift, i cili çdo ditë është në vëmendje të medias, e cila krahas një mbulimi pozitiv nuk ka kursyer kritikat. Ditët e fundit, media britanike lëshoi kritika të shumta për princin Harry dhe bashkëshorten, të cilët përdorën një avion privat, që doli se ishte paguar nga këngëtari Elton John.

Muajt e fundit, Princi dhe Dukesha e Sussex janë përballur me disa largime të stafit. Kjo ka prodhuar disa shkrime sidomos në gazetat tabloid të cilat shkruajnë se Harry dhe Meghan i kanë të vështira marrëdhëniet me këshilltarët e tyre.

Një burim mbretëror i tha televizionit ITV se janë të shumtë njerzit të cilët dëshirojnë që zonja Fiona Mcilwham të jetë e suksesshme në detyrën që ka marrë, por kjo do të varet nga marrëdhënia e saj me Harryn dhe Meghan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''MOS MA HA SI KOMENT''/ Xhemi Shehu zbulon nepsin e Irës tani që është shtatzënë (FOTO)
Previous article DO T'JU BËJNË TË VUANI/ Këto shenja tregohen mizore dhe hakmarrëse kur ndahen

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT