• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRJEDHJA E NGJARJES/ “Marrëzia” e pronarit Mihal Kokëdhima që çoi në shembjen e biznesit të tij (FOTO+VIDEO)
Home
Ekskluzive

RRJEDHJA E NGJARJES/ “Marrëzia” e pronarit Mihal Kokëdhima që çoi në shembjen e biznesit të tij (FOTO+VIDEO)

21 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

15 gushti për shumë turistë ishte një ditë pushimi por në Sarandë u shëndërrua  në një “film aksion”. Mihal Kokëdhima pronar I një restoranti të ndërtuar  pa leje në plazh dhe që sot u shemb nga IKMT, dhunoi një familje turistësh spanjollë. Ky sulm që I ndodhi miliarderit spanjoll bëri jehonë  në të gjithë botën.

Në video shihej pronari I lokalit Mihal Kokëdhima I cili ishte hedhur mbi kofanon e furgonit  me të cilën turistët u larguan nga lokali I cili I kërcënonte duke thyer xhamin e përparmë.

Ata udhëtuan mbi tre kilometra, ku u terrorizua familja spanjolle pas incidenteve. Nga kjo video e cila u bë virale në media u bë I mundur arrestimi I Mihal Kokëdhimës ku gjykata e la në burg.

Familja spanjolle e cila shaqërohej nga dy Shqiptarë, ishte një nga familjet më të  pasura Galdon është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë ‘ONO’, që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t’i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan. Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë. Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen

Mëngjesin e sotëm, forca të shumta Policie dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit  kanë zbarkuar në Porto Palermo dhe kanë shembur restortin pa leje të Mihal Kokëdhima, ‘Panorma’.

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen e milionerit spanjoll Eugenio Galdón, që kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.

Dhunoi turistët, momenti kur shembet restoranti i Mihal Kokëdhimës

Dhunoi turistët, momenti kur shembet restoranti i Mihal Kokëdhimës. Për më shumë klikoni www.tpz.al

Gepostet von Të Paekspozuarit – TPZ.AL am Mittwoch, 21. August 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË LUSHNJE/ Policia jep detajet: Gruaja...
Previous article I "ZHVATI" 35 MILIONË PAUND MOTRËS/ Çfarë ndodhi me vëllain "HAJDUT"

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT