Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit”.
Duke folur për investimet e pritshme në Pogradec, Rama tha se “me patjetër në vijim nis transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit”.
“Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin hedhur lopatat e fshesat dhe ishin kthyer në turistë politikë, ik e eja në Tiranë me autobuzët e protestave, ka nisur menjëherë pas konstituimit të kryebashkiakut të ri, pastrimi i kodrave me plehra buzë liqenit e i pluhurit e ferrave që kishin marrë rrugët
Së shpejti nis rindërtimi me themel i rrugës së Tushemishtit dhe me patjetër në vijim, transformimi i vijës liqenore në një “lungolago” spektakolare për banorët e për turistët e qytetit të Lasgushit
#PogradeciqëDuam #ShqipëriaqëDuam
”- shkruan Rama.
Edhe në zonën e një kalaje tjetër të rënë bashkë me Lëvizjen Antishtet, në Pogradec, ku punonjësit e bashkisë kishin…
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. August 2019


