• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ Macron-Putin përplasen live gjatë konferencës së përbashkët
Home
Nderkombetare

REPLIKAT/ Macron-Putin përplasen live gjatë konferencës së përbashkët

20 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin në një kundërpërgjigje të shpejtë e kritike të hënën i tha homologut francez se ai nuk dëshironte që protesta të ngjashme me ato “jelekëve të verdhë” në Francë, të shfaqeshin edhe në Rusi.

Kjo, si reagim ndaj thirrjes së bërë ndaj tij nga presidenti Emmanuel Macron që Rusia t’i përmbahet parimeve demokratike, duke iu referuar protestave disa javore në Moskë.

Presidenti Macron, i cili e priti zotin Putin në rezidencën e tij verore në jug të Francës pesë ditë përpara takimit të Grupit të 7-shes, synon t’i tregojë Moskës se nuk po injorohet pavarësisht se është përzënë nga ky grup, pas aneksimit të Krimesë në 2014-n.

 

Megjithëse bisedimet u përqendruan tek krizat ndërkombëtare, zoti Macron u përpoq të trajtojë me zotin Putin edhe situatën e brendshme në Rusi.

Prej më shumë se një muaji Moska është tronditur nga protesta që u nxitën pasi autoritetet ndaluan kandidatët e opozitës që të konkuronin në zgjedhjet për qytetit që mbahen në shtator.

“Këtë verë ne bëmë thirrje për liri për të protestuar, për liri të fjalës, mendimit e për të konkuruar në zgjedhje, gjë që duhet të respektohet plotësisht në Rusi si për çdo vend tjetër anëtar të Këshillit të Evropës”, tha zoti Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp përpara takimit.

Ndërsa fillimisht, presidenti Putin u duk sikur e injoroi komentin, ai e kundërshtoi menjëherë zotin Macron pas një pyetjeje vijuese rreth protestave në Moskë.

Ai tha se gjërat po trajtoheshin në përputhje me ligjin, duke shtuar se nuk donte që situata të përfundonte si në Francë.

“Ne të gjithë i dimë ngjarjet e lidhura me të ashtuquajturit ‘jelekët e verdhë’, gjatë protestave të të cilëve, sipas llogaritjeve tona, u vranë 11 persona dhe 2500 u plagosën”, tha zoti Putin.

“Ne nuk do të dëshironim që ngjarje të tilla të ndodhnin në Moskë dhe do të bëjmë gjithçka mundemi për të garantuar situatën e brendshme politike dhe çdo veprim ka qenë në mënyrë rigoroze brenda kuadrit ligjor”, shtoi ai.

Por presidenti Macron tha që krahasimi me Francën ishte i pasaktë, pasi siç tha ai, protestuesit e “jelekëve të verdhë” mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Të dy presidentët bënë të ditur se do të diskutojnë një seri problemesh ndërkombëtare sikurse çështjen e Iranit, Sirisë si dhe atë të kontrollit të armëve.

Megjithatë, interesi kryesor i Parisit duket të jetë çështja e Ukrainës, për të cilën shpreson të shohë përparim, pasi Presidenti i ri i vendit i ofroi zotit Putin një shans për paqe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREGULLAT/ Pensionet e emigrantëve, si përfitohen dhe kushtet që duhen plotësuar
Previous article BJONDJA RUSE JA LYP/ Getinjo e shokon me veprimin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit Botë

KONFLIKT ME IRANIN/ Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT