• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ PSD konfirmon koalicionin parazgjedhor me AAK-në
Home
Rajon

KOSOVË/ PSD konfirmon koalicionin parazgjedhor me AAK-në

19 August, 2019 F.autor Rajon

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka thënë në një konferencë të përbashkët me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, këto dy parti do të garojnë në një listë zgjedhore, derisa kandidati për kryeministër do të jetë nga radhët e AKK-së.

“Pas negociatave që kemi pasur ndërmjet dy subjekteve tona, kemi arritur marrëveshje që në zgjedhje të ardhshme, PSD-ja dhe AAK-ja do të garojnë bashkë. Ky është një bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor, duke marrë parasysh disa vija të bashkëpunimit që i kemi pasur edhe në vitet e kaluara, por që janë zgjeruar në fusha të tjera, me të cilat do të garojmë bashkë me një program të përbashkët qeverisës”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë Haradinaj ka thënë se në bisedimet për koalicione nuk kanë mbaruar këtu.

“Sot është përmbyllja e një pune të përbashkët, jo të lehtë. Kjo punë ka pasur për bazë qëllimet programore të PSD-së dhe AAK-së dhe kemi arritur që të bashkojmë ekspertizat më të mira që kemi në parti. Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën, AKR-në me këto parti që kemi edhe një komunikim të ndërsjellë. Nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3, nuk jemi pjesë e skenarëve për një PAN të ri dhe këtë e themi me përgjegjësi”, ka thënë ai.

Më herët gjatë ditës, për këtë marrëveshje është arritur pajtueshmëri edhe brenda Këshillit Drejtues të AAK-së. Diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRI-ISLANDË NË "ARENËN KOMBËTARE?" UEFA jep vendimin e papritur
Previous article U NGJIT NË PEMË PËR TË MARRË TOPIN/ 47 vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT