Një 60-vjeçar pasagjer në një makina ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vlorë, ndërsa shoferi ka mbetur i lënduar. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” .
“Automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën rrugës për në spital shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë”, sqaron policia.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.