• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË QËLLIMI QË…”/ Gjuriç: Beogradi po gjen rrugë për t’i furnizuar serbët në veri
Home
Rajon

“ËSHTË QËLLIMI QË…”/ Gjuriç: Beogradi po gjen rrugë për t’i furnizuar serbët në veri

18 August, 2019 F.autor Rajon

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se përkundër presionit në teren dhe rritjen e kontrolleve policore dhe inspektuese, Beogradi po gjen mënyrë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës serbe në Kosovë, veçanërisht në veri.

“Është shumë e rëndësishme që bashkëkombësit tanë në ‘krahinë’ [Kosovë] kanë treguar një nivel të mahnitshëm të solidaritetit dhe gatishmërisë që me mjete paqësore të luftojnë për të drejtat e tyre themelore njerëzore dhe ekzistenciale. Pa këtë, përpjekja jonë do të ishte e kotë”, ka thënë Gjuriç për gazetën serbe “Politika”.

Ai tha se qëllimi i Prishtinës gjatë muajve të fundit ka qenë “përmes frikësimit dhe sanksioneve të thyejë dhe topit vullnetin e serbëve në veri të Kosovës”, raporton Telegrafi.

“Veriu është objektiv obsesiv për Prishtinën, një gjemb i madh në sy. Por unë jam i bindur se nuk do të kenë sukses t’i nënshtrojnë serbët, sepse ata kanë këmbëngulje, dhe kanë mbështetjen e padiskutueshme të Beogradit, shtetit të Serbisë dhe të gjithë popullit serb”, tha Gjuriç.

I pyetur se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht bllokadës tregtare, Gjuriç nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dalin mbanë, të cilat sipas tij,do të shërbenin si justifikim për presione të reja, por është e rëndësishme se ka bukë, qumësht, mish, miell, vaj.

Ai deklaroi se “Serbia nuk do të lejojë vrasje dhe dëbimin e serbëve në Kosovë dhe Metohi, nuk do të ketë ‘Stuhi” të reja dhe përndjekje të si ajo e marsit të viti 2004”.
“Do të gjejmë mënyrë për të mbrojtur njerëzit tanë nëse është e nevojshme”, tha Gjuriq, duke potencuar se siguria e serbëve në Kosovë, për Beogradin është një interes mbi të gjitha interesat e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI TURISTËT SPANJOLLË/ Ja çfarë vendosi Gjykata për Mihal Kokëdhimën
Previous article REKORD SHKELJESH PËR 3 DITË/ Makina luksoze mbi trotuar, qëndrim mbi viza të bardha dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT