• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJE RRËNQETHËSE/ Si u nxorr trupi i njërit prej të rinjve që ranë nga skela në Tiranë (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJE RRËNQETHËSE/ Si u nxorr trupi i njërit prej të rinjve që ranë nga skela në Tiranë (VIDEO)

17 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

RTV Ora siguron pamje nga operacioni i nxjerrjes së trupit të pajetë të njërit prej dy punëtorëve të cilët humbën jetën pasditen e djeshme nga rrëzimi i skelës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma “Xhimi” me administrator e drejtues teknik punimesh,  Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe drejtues teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin  Ilir Bendo, (i arrestuar) ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora  duket fillimisht një koleg që përpiqet të largojë hekurat e skelës të cilët kanë zënë poshtë punëtorin. Më pas vijnë forcat zjarrfikëse të cilët largojnë hekurat dhe dërrasat dhe nxjerrin trupin e pajetë.

“Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxorri policia tani të pajetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë” raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën ndërsa u plagosën Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Në momentin e rrëzimit të skelës dyshohet se punëtorët kanë qenë mbi katin e 10 të pallatit

 

Kush u arrestua dhe kush eshte ne kerkim

Ne lidhje me ngjarjen sot u njoftua arrestimi i Xhimi Tanushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”, njëkohësisht administrator i kësaj firme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Arrestohet Ilir Bendo 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Në kërkim u shpall Petrit Syla me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË UKRAINË/ Zjarr në një hotel, 8 të vdekur dhe dhjetra të plagosur (FOTO)
Previous article ARSENAL-BURNLEY/ Trajneri Emery kërkon fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT