• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK E BËRE SI BURRAT PROFESOR, IKE SHPEJT”/ Mesazhi i ndjerë mes lotëve i Artan Hoxhës për Fatos Baxhakun
Home
Sociale

“NUK E BËRE SI BURRAT PROFESOR, IKE SHPEJT”/ Mesazhi i ndjerë mes lotëve i Artan Hoxhës për Fatos Baxhakun

16 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një mesazh i ndjerë për ish-profesorin e tij, i shkruar mes lotëve dhe dhimbjes, për ndarjen nga jeta e parakohshme të Fatos Baxhakut…Gazetari Artan Hoxha i ka dhënë lamtumirën e fundit, ashtu siç duhet me anë të fjalëve, arma më e fortë që  Baxhaku ka pasur këto 30 vite. Ai kujton momentin e takimit të tyre të parë, rreth 23 vite, teksa e vlerëson si një ndër gazetarët më të mirë që ka pasur vendi.

“Lamtumire profesore…
Profesor, sepse qe diten e pare qe e kam njohur, ketu e 23 vite me pare, nuk kam guxuar ti drejtohem kurre ne emer. Pa asnje diskutim ai ishte, dhe do mbetet nje nder te paktet dhe te rrallet profesore te vertete te gazetarise shqiptare. Gazetarise bio, asaj te vertetes.
Nuk e bere si burrat profesor. Na le kaq shpejt vetem 55 vjec.
Ike kur jo vetem studentet e gazetarise, ata qe aspirojne te behen gazetare te vertete, por edhe ata qe kane vite e dekada ne kete profesion kishin nevoje per penen dhe mendjen tende.
Per nje keshille prej profesori te vertete, te pakompromis, per nje sugjerim prej profesionisti ekselent, per nje kritike nga ato taze qe ne qetesine e artikuluar prej teje, te digjnin me shume se cdo gje tjeter.
Lotet me kane erresuar shikimin ndersa shkruaj, por ma kane kthjelluar mendimin per humbjen qe na ke shkaktuar.
Me duket e pabesueshme kur mendoj se nuk do te takohemi me te ajo tavolina jote e perhershme, te lokali Friend’s Book House. Nuk do ta kthejme ndonje gote nga ajo e forta e Skraparit, ndersa nis e tregon shtruar si nje krua ne male.
Nese kishte mbetur ende ne kete vend, ndonje GAZETAR nga ata prej te cileve mund te mesoje sa here qe e takoje apo e lexoje, ishe pikerisht ti.
Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar.
Sa here qe nje student apo aspirant per gazetari me pyet, se cilin emer do ti sugjeroja si model ne kete vend, ishte pikerisht emri yt.
Fatos Baxhaku prej kohesh ishte dhe do te mbetet nje gur i rende ne gazetarine shqiptare.
Nuk e di pse zoti gjithnje i merr me shpejt prane tij me te miret e kesaj bote. Por ky eshte rasti flagrant qe e provon kete padrejtesi hyjnore…
Te qofte i lehte dheu i kesaj toke, qe e deshe dhe e pershkrove me mire se askush tjeter ne reportazhet e tua…”,
 shkruan Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''A JE PËR LIDHJE SERIOZE?'' Gjyste Vulaj i kthehet ndjekësit: Kam 26 vjet që...
Previous article Atdheu (në vend të një lamtumire nga Fatos Baxhaku)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT