• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETOHEN AKUZAT E VDEKJES SË EPSTEIN/ Kishte miqësi me presidentët Trump e Clinton
Home
Nderkombetare

HETOHEN AKUZAT E VDEKJES SË EPSTEIN/ Kishte miqësi me presidentët Trump e Clinton

16 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorët e Nju-Jorkut janë zotuar se do të hetojnë deri në fund akuzat ndaj ish-financierit, Jeffrey Epstein, për trafikim dhe shfrytëzim seksual të të miturave.

Të shtunën e kaluar, 66-vjeçari u gjet i vdekur në qelinë e burgut me vertebrat e qafës të thyera si pasojë e vetëvrasjes me mbytje.

Multimiliarderi akuzohej se në vitet 2002 deri 2005 kishte shfrytëzuar vajza të moshës mbi 14 vjeçe për qëllime seksuale nëpërmjet një rrjeti të mirëorganizuar kriminal.

Klientët që kërkonin shërbimet dhe dëfrimet e shfrenuara me të ashtuquajturat “skllave seksi” ishin persona me pushtet në të gjitha sferat e jetës.

Sipas padisë së njërës prej viktimave, mes tyre renditeshin ish-senatori George Mitchell, ish-guvernatori i Nju-Meksikos Bill Richardson, shkencëtari Marvin Minks, miliarderi Glen Dabin, madje edhe princi britanik Andrew, vëllai i princit Charles.

Pallati mbretëror dhe personat e përmendur i kanë mohuar në mënyrë kategorike pretendimet.

Epstein ishte i njohur për shoqërinë e tij të gjerë me filantropë, politikanë dhe individë të klasës së lartë.

Presidentët Donald Trump dhe veçanërisht ish-paraardhësi i tij Bill Clinton janë fotografuar disa herë në shoqërinë e të ndjerit, por dy krerët e shtetit kanë thënë së fundmi se nuk komunikonin më prej vitesh.

Ndërsa mbeten të dyshimta rrethanat e vdekjes së Epstein pasi edhe kamerat e sigurisë në burg ishin fikur në momentin e ngjarjes, prokurori i përgjithshëm i vendit ka premtuar drejtësi për viktimat e abuzimit seksual dhe ndjekjen penale të bashkëpunëtorëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''ATA QË DUKEN TË SHQETËSUAR SE PASKAM 'VJEDHUR'...''/ Era Istrefi i mbyll gojën të gjithë atyre që i thanë se kishte kopjuar...
Previous article SHEMBJA E SKELËS NË TIRANË/ Momenti kur nxirret trupi i pajetë i punëtorit

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT