• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“ANTI-INFORMALITETI”/ Zv.ministri i Ekonomisë inspektim në Shëngjin: Aksioni po sjell efekt pozitiv
Home
Ekonomi

“ANTI-INFORMALITETI”/ Zv.ministri i Ekonomisë inspektim në Shëngjin: Aksioni po sjell efekt pozitiv

16 August, 2019 k.autor Ekonomi

Në kuadër të operacionit anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi, inspektoi disa subjekte në zonën e plazhit të Shëngjinit, i shoqëruar edhe nga drejtues të Hetimit Tatimor Rajoni Verior.

Duke marrë parasysh aksioni anti-informalitet ka ndëshkuar dhjetra subjekte që janë kapur më shkelje dhe ku jo më larg se sot janë liruar rreth 2800 m2 plazh në zonën e Kunës në Shëngjin, zv.ministri ka deklaruar se tashmë falë këtij operacioni kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë.

“Është një tregues jo pozitiv, por që shërben për të ndërgjegjësuar pjesën tjetër të tatimpaguesve, si edhe ata që janë konstatuar me shkelje. Plani Operacional do të vazhdojë të zbatohet dhe efektet e tij po ndihen. Kemi shtim të ndjeshëm të numrit të kuponëve të prerë, rritje të xhiros, si dhe të subjekteve të reja që janë regjistruar në muajin korrik, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, çka tregon se kemi pasur ndikim në përputhshmërinë me legjislacionin tatimor”, tha zv/ministri Haxhi.

Sipas drejtorit të Hetimit Tatimor Rajoni Verior Agim Shimaj në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një shtim prej 166 biznesesh më shumë, kryesisht në njësitë akomoduese dhe bar-restorante.

“Gjithashtu, kemi xhiro të shtuar krahasuar me të njëjtën periudhë. Nga një përllogaritje paraprake janë rreth 136 milionë lekë më shumë sesa viti i kaluar dhe 130,000 kuponë të lëshuar më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë”, tha z.Shimaj.

Për zbatimin e Planit Operacional Stop Informalitetit, strukturat e Hetimit Tatimor janë duke bashkëpunuar edhe me institucione të tjera ligj zbatuese dhe kjo ka sjelle rritje të efektivitetit, si dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për detyrimet që ata kanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIKUR I DASHURI I DUA LIPËS/ Sot Ledri Vula kalon pushimet me familjen e saj (FOTO)
Previous article ''ISHA NJË VAJZË E VOGËL POR...''/ Morena Taraku poston një foto të vjetër, shikoni sa ka ndryshuar ajo (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT