• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORÇË/ Plagosën të dënuarin për drogë, në kërkim dy autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

KORÇË/ Plagosën të dënuarin për drogë, në kërkim dy autorët

20 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Mina Zoja dhe ka identifikuar dy autorët të cilët janë shpallur në kërkim. Pas hetime janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 39-vjeçari M. D dhe 59-vjeçari S. D.

Mina Zoja rezulton të jetë dënuar në Shqipëri dhe Gjermani për trafik droge, ndërsa ngjarja e djeshme dyshohet të ketë lidhje pikërisht me prishjen e pazareve të drogës. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe 8 personave të tjerë. Pasi janë përleshur fizikisht me 39-vjeçarin, ata janë larguar me shpejtësi, por janë kthyer më pas dhe e kanë qëlluar me armë në këmbë.

“Nuk i njoh personat që më qëlluan“, ka deklaruar ai përpara grupit hetimor. Megjithatë policia po heton pistën e një konflikti të vjetër mes të plagosurit dhe autorëve.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët. Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:

“M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes. Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.”/ shqiptarja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reformat në Poloni: BE merr masa disiplinore, i jep tre muaj kohë
Previous article Kryeprokurorja e re "hidhet në aksion", cila është lëvizja e parë e saj…

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT