• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DËSHTIM I…”/ Daçiç: Mosdorëzimi i Morinës do të thotë amnisti për terroristët
Home
Rajon

“DËSHTIM I…”/ Daçiç: Mosdorëzimi i Morinës do të thotë amnisti për terroristët

15 August, 2019 F.autor Rajon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e ka cilësuar vendim politik lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet maqedonase me kërkesë të Serbisë për krime lufte.

Ish-ushtari i UÇK-së është liruar dje nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykatat në Maqedoninë e Veriut vendosën mos e ekstradojnë në Serbi.

“Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është një vendim politik”, tha Ivica Daçiç.

“Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, apo jo? Ekzistojnë padyshim arsye politike për një gjë të tillë,” shtoi ai.

Kryediplomati serb risolli në vëmendje edhe rastin e Francës, e cila gjithashtu liroi Ramush Haradinaj.

Për Daçiç, është një problem i madh që Haradinaj dhe ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së nuk do të përgjigjen për krimet e luftës para gjykatave të Kosovës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ata kurrë nuk do të përgjigjen. Është një amnisti për terroristët, njerëzit që kanë kryer krime lufte, dhe kjo është e papranueshme. Morina dhe pjesa tjetër nuk do të përgjigjen kurrë, “tha ministri i jashtëm i Serbisë, duke shtuar se” vendet perëndimore po kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, dhe ata nuk e respektojnë atë organizatë. “

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERLIN/ Ministrja Xhaçka me ftesë të veçantë në ceremoninë rezervuar për presidenten e re të Komisionit Evropian
Previous article TRAGJIKE NË VELIPOJË/ Futet në det për t'u larë, pushuesi humb jetën nga ataku kardiak

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT