• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANGLI/ Jeremy Corbyn kërkon të bëhet kryeministër i përkohshëm
Home
Nderkombetare

ANGLI/ Jeremy Corbyn kërkon të bëhet kryeministër i përkohshëm

15 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kreu i partisë laburiste britanike, Jeremy Corbyn kërkon të rrëzojë me votë mosbesimi kryeministrin aktual britanik, Boris Johnson për të penguar kështu në minutën e fundit një Brexit pa marrëveshje. Në një letër drejtuar krerëve të partive opozitare dhe disa deputetëve me influencë të konservatorëve, ai kërkon që të mbështetet një qeveri e përkohshme nën drejtimin e tij. Kjo qeveri do të kërkojë menjëherë zgjedhje të parakohshme dhe një referendum të dytë për daljen nga Bashkimi Europian, shkruan ai.

Shumica e politikanëve britanikë kërkojnë një dalje me marrëveshje nga BE. Kreu i socialdemokratëve britanikë, sipas raportimeve, pret që në krah të tij të dalin edhe shumë kritikë të tij, po qe se koha e tij si kryeministër do të ishte e kufizuar.

“Prioriteti ynë duhet të jetë, që të punojmë së bashku në parlament, që të pengojmë një Brexit -No-Deal”, thuhet në letrën e Corbyn. Sipas tij nga vota Jo e britanikëve në vitin 2016, nuk lexohet ndonjë mandat për një dalje pa marrëveshje. “Prandaj planifikoj që të kërkojmë një votë mosbesimi, në momentin që do të jemi të sigurtë për një sukses të saj”.

Boris Johnson (picture-alliance/dpa/AP/F. Augstein)Johnson: Jashtë BE edhe pa marrëveshje

Reagime të ndara

Reagimet ishin të ndara. Kështu kryetarja e liberaldemokratëve britanikë, Jo Swinson, e quajti “të pakuptimtë” propozimin e Jeremy Corbyn. Të Gjelbrit e përshëndetën propozimin, por kërkuan një referendum para zgjedhjeve të reja. Nëse vërtet vota e mosbesimit arrihet në parlament dhe me sukses, atëherë kreu i mandatuar i qeverisë ka dy javë kohë të krijojë një qeveri të re. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë automatikisht kalohet në zgjedhje të parakohshme. Por ato nuk mund të zhvilloheshin dot para datës 31 tetor, që Boris Johnson e parashikon si datë të daljes nga BE edhe pa marrëveshje në rast nevoje. Nga ana tjetër nuk është e sigurtë, nëse propozimi i Corbyn arrin të mbledhë përkrahës aq sa duhet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKODRA DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOSHME/ Dorëhiqet Valdrin Pjetri
Previous article MISTERET E TRAGJEDISË AJRORE/ 7 muaj nga aksidenti i futbollistit Emiliano Sala

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT