• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MSHEHEN NËPËR SKUTAT LEGENAT”/ Përgjimi që zbuloi 28-vjeçarin. Vrau pas sherrit për një balerinë
Home
Breaking News

“MSHEHEN NËPËR SKUTAT LEGENAT”/ Përgjimi që zbuloi 28-vjeçarin. Vrau pas sherrit për një balerinë

15 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sadetin Erkoçeviq, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje, u arrestua dje nga Policia e Tiranës, gjatë një tjetër tentative për vrasje.

sadedin

“Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, njoftoi dje Policia në konferencë për shtyp. 28- vjeçari Erkoçeviq, i cili njihet edhe me mbiemrin Lisi, është një personazh i njohur për Policinë e Shkodrës, pasi në vitin 2014 është përfshirë në një ngjarje me një të vdekur dhe një të plagosur dhe është dënuar si autor me 20 vite burg në total.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Shkodrës, sherri me pasojë vrasjen e një personi ka nisur për një balerinë dhe ka ndodhur në 10 maj 2014, te lokali “Enigma”, në fshatin Zues, ku ka pasur muzikë live.

Pasi kanë pirë disa pije, viktima Indrit Hylli ka marrë një balerinë nga tavolina e 28- vjeçarit dhe ka kërcyer me të dhe pas kësaj ka nisur sherri, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës.

Dëshmitë e personave në vendin e ngjarjes dhe një përgjim kanë qenë provat më të forta të Prokurorisë së Shkodrës për të vërtetuar fajësinë e Sadetin Erkoçeviq.

Kështu, pas ngjarjes është vënë në përgjim vëllai i të pandehurit Eljon Hato, i cili ka komunikuar me S.S..

Eridon Hato i thotë vëllait tjetër: “O a e di kush e ka bo vrasjen. Nuk e ka bo vrasjen Esmeraldo, plagosjen ka bo, po vrasjen e ka bo ai djali i Satkos, si e ka emrin ai”.

Senad Selhani i përgjigjet: “Po e di mor burrë se më ka shku mendja, mos ki marak.

015: “Mirë pra, po njaj e ka bo si e ka emrin ai dreqi.

335: Po a ka dalë ai a?

015: Sabedin, a e ka Sabedin apo Tin? A e ka Sabedin?

335: Sadedin e ka.

015: Sadedin, si e ka mbiemrin ?

335: Lisi.

015: Lisi apo Erkoçoviq?

335: Ça di noshta e ka ndrru….

015: Nuk e di o Sonet pash zotin, se tamam tamam ato kanë thanë ka kenë Esmeraldo Hato në ket lokal demek, që ka ndodhë ngatërresa, se Timin (duke iu referuar të pandehurit Sadetin Erkoçeviq/Lisi) s’e ka njoftë kush aty e i ka metë Esmeraldos, se Esmeraldoja ashtë mo që është ma i njoftuni, Timi s’njifet e ka dalë emni i Esmeraldos. A legen, ai Miri i Hasës se ai mshefet për skutat.

335: Pse.

015: Mir Borova mshehet për skutat aty ka kenë në vendngjarje.

335: A.015: Emo, Ka kenë Sezi e Tit Lumi e kanë kenë të tanë në nji tavolinë. Tanë mshehen nëpër skutat legenat”, shkruhet në vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RETROSPEKTIVË/ Tirana me ngjyra në "vitin e mbrapshtë" 1913
Previous article NË "KULMIN" E SEZONIT TURISTIK/ Plazhi i Ksamilit nuk "merr dot frymë" nga pushuesit

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT