• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI ME DY SHQIPTARË TË TJERË/ Çfarë ndodhi para vrasjes së Keidi Pashës në Gjermani, djali i policit shqiptar
Home
Breaking News

SHERRI ME DY SHQIPTARË TË TJERË/ Çfarë ndodhi para vrasjes së Keidi Pashës në Gjermani, djali i policit shqiptar

15 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Keidi Pasha 20 vjeç është vrarë me armë zjarri në Gjermani nga persona të paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 13 Gushtit në Wolfsburg. 20-vjeçari, lindur dhe banues në Burrel, kishte shkuar në Gjermani ditën kur ndodhi krimi. Tvklan.al ka mësuar nga autoritetet shqiptare se bëhet fjalë për djalin e punonjësit të Policisë Rrugore në Burrel, Arben Pasha.

Nga të njëjtat burime është bërë me dije dhe versioni paraprak i ngjarjes. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje që kanë deponuar për hetuesit gjermanë, fillimisht ka pasur një konflikt mes disa personave që ka nisur në një lokal në pronësi të dy shqiptarëve të tjerë.

Më pas sherri u zhvendos në anën tjetër të rrugës. Keidi Pasha dhe një mik i tij u qëlluan me armë nga një makinë e paidentifikuar kur po ecnin në trotuar. Autorët u arratisën në drejtim të paditur, ndërsa kanë qenë kalimtarët të cilët njoftuan policinë. 20-vjeçari dhe miku i tij u transportuan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, Keidi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Kurse shoku i tij ndodhet në gjendje kritike.

Një dëshmitar okular i tha policisë gjermane se dëgjoi të paktën 6 të shtëna me armë zjarri. Nga burime policore mësohet se trupi i të ndjerit nuk është sjellë ende në Shqipëri, ndërsa autoritetet gjermane po kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore. Shkaqet e vrasjes janë të paqarta. Policia gjermane është duke hetuar motivet e konfliktit që besohet se nisi fillimisht në një restorant, si dhe po punon për të identifikuar autorin/ët e vrasjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËN SHOQËRINË E KAPIONIT ASTRALIAN TË TENISIT/ Një romancë e re për sportisten Beatrice Bouchard (FOTO)
Previous article MERR DHURATËN NGA BASHKËSHORTI/ Afërdita Dreshaj ngel pa fjalë

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT