• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
3 RISITË PËR PATENTAT/ Nga nesër kartoni do tërhiqet për 30 minuta
Home
Sociale

3 RISITË PËR PATENTAT/ Nga nesër kartoni do tërhiqet për 30 minuta

14 August, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Duke nisur nga dita e nesërme, 15 gusht, do të lehtësohet procesi i marrjes së kartonit të leje drejtimit të makinave. Tashmë pas mbarimit të procedurave të provimit të teorisë dhe praktikës, në momentin e aplikimit për kartonin e patentës, qytetarët do të marrin lejen e drejtimit në dorë për 30 minuta.

Njoftimi është bërë për Report Tv nga zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu.

“Një risi dhe një lajm i mirë që qytetarët është edhe tërheqja e kartonit në vetëm 30 minuta. Duke pasur parasysh se deri në nëntor të vitit 2018 duhej 15 ditë minimumi, kjo është një risi fantastike dhe i lehtëson jetën qytetarëve. Ky projekt do të aplikohet për herë të parë në Tiranë dhe do të shtrihet në gjitha drejtoritë e tjera rajonale në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë, për faktin se 45% e drejtuesve të mjeteve ndodhen në Tiranë dhe çka është më e rëndësishmja, kjo procedurë do të jetë pa tarifë ekstra”, u shpreh për Report Tv Haxhiu.

Ndërkohë për bashkombasit tanë që jetojnë në Itali, prej datës 8 shtator do të njihet leja e drejtimit të lëshuar prej vitit 2017, kjo falë marrëveshjes mes dy qeverive asaj shqiptare dhe italiane. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia.

“Lajmi i mirë për bashkëkombësit tanë është se nga 8 shtatori do të konvertohet modeli i ri i patentës. Kjo marrëveshje pritet te realizohet dhe me vende të tjera si Greqia e Serbia si dhe jeminë procedura dhe me Gjermaninë”, tha Haxhiu.

Një projekt tjetër që pritet të realizohet, është monitorimi në livestream i testit të praktisës për marrjen e patentës.

“Ndër shumë risitë, të gjitha mjetet e autoshkollat në momentin që do të kryejnë testin praktik do të kenë të instaluara me kamera dhe këto kamera do të monitorohen në livestream nga zyrat qendrore të Drejtorisë së Përgjithshmë të Transportit rrugor”, tha zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu.

Gjatë muajve të fundit Drejtoria e Transportit dhe Shërbimit Rrugor ka lehtësuar procedurat për këtë sektor duke ulur dhe radhët e gjata që ktheheshin në shqetësim për qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REGJISORI GJERGJ XHUVANI/ Ja filmi që po xhironte në Itali ku dha dhe frymën fundit
Previous article RRUFE, STUHI DHE DALLGË/ Ja çfarë po ndodh tek Gjiri i Lalëzit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT