• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA ME ZJARRET NË GREQI/ Evakuohen banorët e katër fshatrave
Home
Nderkombetare

BETEJA ME ZJARRET NË GREQI/ Evakuohen banorët e katër fshatrave

14 August, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Zjarret në ishullin grek të Evias vijojnë të sfidojnë forcat zjarrfikëse të vendit, të cilat ende nuk kanë arritur t’i kontrollojnë. Për të ndalur përhapjen e tyre, autoritetet po ngrenë një barrikadë artificiale dheu jashtë qytetit të Psanës. Banorët e katër fshatrave janë evakuar dhe fatmirësisht nuk janë raportuar humbje jete.

Forcat zjarrfikëse të Greqisë vijojnë betejën me zjarret masive në ishullin grek të Evias.

Në ishull është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe janë evakuar banorët e katër fshatrave periferikë, mes tyre Plataniasi, Stavros, Kontodespoti dhe Makrimali.

Ndërkohë në operacion janë mobilizuar mbi 220 zjarrfikës, gjashtë helikopterë dhe 75 autozjarrfikëse.

Sipas dëshmive, muri i flakëve në zonat më të prekura arriti të martën gjatësinë 11 kilometra, i nxitur edhe nga era e fortë.

Retë e smogut në ishullin e dytë më të madh të vendit u shpërndanë në një distancë rreth 110 kilometra në perëndim, duke arritur deri në Athinë.

Autoritetet tanimë po krijojnë një barrierë jashtë qytetit të Psanës për të ndalur avancën më tej të zjarrit që po kalon në një pyll me pisha brenda ishullit.

Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis deklaroi në mbrëmje se situata mbetet tejet e vështirë dhe objektivi primar i forcave zjarrfikëse mbetet shpëtimi i njerëzve.

Ai falënderoi Kroacinë dhe Italinë që po ndihmojnë nga ajri për shuarjen e flakëve në vend.

Edhe Bashkimi Europian ka ndërhyrë duke aktivizuar mekanizmin e emergjencës për fatkeqësitë natyrore.

Greqia edhe në sezonet e mëparshme verore është përballur me situata të ngjashme.

Zjarri me bilancin më tragjik mbetet ai i korrikut 2018, kur në qytetin bregdetar të Matit, afër Athinës, humbën jetën brenda pak orësh mbi 100 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRJETËSOHET ASTORI/ Liga e Italisë merr vendimin për Fiorentinën
Previous article E PAPRITUR/ "Mysafiri" i paftuar ngjitet në çati, banorët.... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT