Kryetari i Kuvendit te Maqedonisë, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, mes një axhende të ngjeshur takimesh, ka pasur një takim edhe me ish-kryeministrin Fatos Nano.
Fotot i ka postuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku njofton lidhur me takimin.
“Z. Talat Xhaferi, me delegacionin të përbërë nga Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Rexhep Memedi, takuan ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano”- shkruan ai.




