• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOLËN NË VIDEO DUKE OFENDUAR MYSLIMANËT/ Ja dy radikalët që u shpallën në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

DOLËN NË VIDEO DUKE OFENDUAR MYSLIMANËT/ Ja dy radikalët që u shpallën në kërkim

13 August, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Nisur nga disa publikime një ditë më parë në mediat online, ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ka reaguar policia e shtetit.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.
Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UEFA NDËSHKON RACIZMIN NË FUTBOLL/ Ja skuadrat që vuajnë dënimin rëndë
Previous article PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ Danilo flet si "bardhezi": Më pëlqen stili i lojës së Sarrit dhe nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT