• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACION TURISTIK/ Ja si  Rilindja urbane i ka rikthyer shkëlqimin Dhërmiut (FOTO)
Home
Destinacione

DESTINACION TURISTIK/ Ja si Rilindja urbane i ka rikthyer shkëlqimin Dhërmiut (FOTO)

13 August, 2019 Lubjana.autor Destinacione

Dhërmiu, fshati i 30 kishave monument kulture të kategorisë së parë në bashkinë e Himarës dhe një ndër fshatrat më të bukur të jugut, po rilind falë investimeve që po kryhen.

Rilindja Urbane në Dhërmi, po i jep këtij fshati një pamje të denjë për të mirëpritur turistët e shumtë por dhe banorëve një investim të munguar prej një dekade, si pjesë e programit qeverisës “100 fshatrat”.

Investimet në këtë zonë kanë për qëllim të rikthejë vlerat historike dhe kulturore të Dhërmiut dhe kthimin e tyre në produkt turistik të zonës, krahas plazheve të mrekullueshme.

Kryeministri Edi Rama duke ndarë një album me foto ku shihet ndryshimi rrënjësor i Dhërmiut shprehet se, “deri dje i zhytur në zymtinë e harresës, sot Dhërmiu i vjetër po rinis të shkëlqejë, falë programit tonë të Rilindjes Urbane dhe një pune prej milingonash, gur pas guri e tjegull pas tjegulle”.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I REAL MADRID KËRKON NJË KLUB TË RI/ Kush merr Mariano Diaz “FITON” edhe bukuroshen SEKSI (FOTO)
Previous article "PLAZHE TË VIRGJËRA DHE..."/ TF1: Shqipëria destinacioni i ri turistik në modë

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT