• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHIFRAT/ 42% e forcës së punës në Shqipëri është me arsim 9-vjeçar
Home
Aktualitet

SHIFRAT/ 42% e forcës së punës në Shqipëri është me arsim 9-vjeçar

13 August, 2019 enxhi.autor Aktualitet

Në tre shtete në Europë, punëdhënësit vuajnë më shumë për të gjetur fuqi punëtore me arsim të mesëm apo të lartë. Në vend të parë është Portugalia, ku 50% e forcës së aftë për punë, nga mosha 15 deri në 64 vjeç, është me arsim të ulët 8-9-vjeçar në vitin 2018, sipas të dhënave të Eurostat. Në vend të dytë renditet Malta, me 47.4%.

Shteti i tretë është Shqipëria. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2018, rreth 42% e forcës aktive për punë ishte me arsim 8-9-vjeçar. Ndonëse kjo peshë ka rënë në raport me një dekadë më parë, jemi sërish ndër vendet me më pak të shkolluar në dispozicion në forcën aktive për punë. Me arsim të lartë është rreth 21% e forcës së punës dhe me arsim të mesëm rreth 38%.

Vendet me forcën e punës më të arsimuar në Europë sipas Eurostat janë Qipro, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Estonia, Suedia, Islanda, Belgjika, Lituania, me 35-40% të forcës së punës që ka mbaruar universitetin, ose sa gati dyfishin e peshës së Shqipërisë.

Lituania, Çekia, Zvicra, Polonia, Sllovakia janë shtetet me nivelin më të ulët të forcës së punës me arsim të ulët, me 11.7-14.4%.

Nga vendet e rajonit, është karakteristikë pesha e lartë e forcës së punës me arsim të mesëm, në Malin e Zi ku ky tregues është 61.3%, ndër më të lartat në Europë, Serbia (57.1%), Maqedonia (51%).

Femrat shqiptare, mes dy ekstremeve

Të ndara sipas gjinisë, të dhënat e INSTAT tregojnë se niveli më i lartë i të pashkolluarve është mes femrave. Gati 45% e grave të moshës 15-64 vjeç që janë aktive në tregun e punës ishin me arsim fillor, përkundrejt 39.3% tek burrat.

Gratë kanë edhe kontrastin më të madh. Ndonëse pjesa më e madhe janë më të pashkolluara se burrat, ato kalojnë në revansh kur bëhet fjala për arsimin e lartë. 26.3% e forcës së punës te gratë është me arsim të lartë, ndërsa vetëm 20.6% e meshkujve kanë mbaruar universitetin. Këta të fundit duket se mjaftohen me përfundimin e shkollës së mesme, (rreth 45% e meshkujve të aftë për punë, përkundrejt 29% që është pesha e grave me shkollë të mesme).

Një studim i fundit tregon se femrat në Shqipëri, jo vetëm që përfundojnë studimet e larta universitare më shumë se meshkujt, por edhe zgjedhin të studiojnë shkencat. Shqipëria është i vetmi vend në Europë, ku diplomohen më shumë femra se meshkuj në shkencat ekzakte. Përqindja e femrave të diplomuara në shkencë, matematikë, teknologji apo inxhinieri, ishte 53.1%.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KA NGACMUAR SEKSUALISHT/ Ja çfarë tregon modeli për këngëtaren e famshme
Previous article ORIOLA PROVOKON/ Ja video që i çmendi të gjithë

enxhi.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli Aktualitet

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT