• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U THER ME THIKË NË FYT DHE U HODH NË KANAL/ Zbulohet telefonata e fundit e 23-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

U THER ME THIKË NË FYT DHE U HODH NË KANAL/ Zbulohet telefonata e fundit e 23-vjeçarit

13 August, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit, Florian Selimit, i cili u ekzekutua me thikë ditën e djeshme në Fier.

Burime për Fax Neës, bëjnë të ditur se 23-vjeçari, kishte ndaluar anash rrugës për të riparuar një defekt për makinën e tij. Gjatë këtij momenti Selimi ka kërkuar ndihmën e të atit, duke e telefonuar.

Ende nuk dihet sesi ka nisur konflikti midis të rinjëve, por siç raportohet ato janë konfrontuar fizikisht me viktimën.

Ndërkaq, policia arrestoi mëngjesin e sotëm dy autorët e dyshuar për ngjarjen: S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

“Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Kujtojmë se trupi i të riut u gjet nga banorët e Sulajt mëngjesin e djeshëm në një kanal, i vrarë me mjet prerës thikë.

Pranë trupit të të riut u gjet dhe makina e tij, me një gomë të hequr dhe kafano të hapur, ndërsa nuk dihet ende dinamika që ka çuar në këtë krim të rëndë, pavarësisht se policia e klasifikon si një vrasje për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit:

S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTRETI FAMILJAR/ Almeda poston foton e ëmbël (FOTO)
Previous article FESTOI 29-VJETORIN/ Balotelli shfaqet me rrudha dhe thinja: Plakja nuk më ndryshon...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT