• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BOTA E MEDIAS NË ZI/ Sëmundja e kancerit i merr jetën gazetares së njohur që i bëri të gjithë për vete me mesazhet drithëruese (FOTO)
Home
Nderkombetare

BOTA E MEDIAS NË ZI/ Sëmundja e kancerit i merr jetën gazetares së njohur që i bëri të gjithë për vete me mesazhet drithëruese (FOTO)

13 August, 2019 enxhi.autor Botë, Nderkombetare

U nda nga jeta Nadia Toffa, pas një lufte të gjatë me kancerin. Drejtuesja dhe gazetarja e ‘Le Lene’, ishte vetëm 40 vjeç. Lajmin e bëri të ditur stafi i televizionit në rrjetet sociale.

‘Le Lene’ i kanë dedikuar një status të ndjerë. “Dikush mund të mendojë se ke humbur, por kush ka jetuar si ty, nuk humbet kurrë. Ke luftuar me kokën lartë dhe e buzëqeshur, me dinjitet dhe duke vendosur forcën deri në fund, deri më sot. Në jetë ke luftuar shumë. Ke luftuar edhe kur erdhe tek ne, dhe ndoshta për këtë, na fitove të gjithëve”.

Toffa ka treguar për sëmundjen e saj në rrjetet sociale, duke u kthyer në një simbol force dhe durimi për shumë të sëmurë. Postimi i fundit në rrjetet sociale është në 1 korrik, përpara se të përkeqësohej. Është një foto e saj e qeshur, së bashku me qenin.

Në pak minuta sa u dha lajmi për ndarjen e saj nga jeta kanë vërshuar komentet e shumta.

Nadia Toffa lindi në Breshia në 10 qershor 1979. Në 2009 filloi punën tek ‘Le Lene’. Është vlerësuar dy herë me çmime në gazetari.

E zbuloi sëmundjen në fund të vitit 2017. Pas dy muajsh kurimi, në shkurt, gazetarja u kthye në ekran dhe pranoi: “Kisha kancer”. Që në atë moment, Nadia Tuffa u kthye në një simbol për ata që luftojnë me sëmundjen, për rezistencën që bëri. “Ne fitojmë gjithmonë”, shkroi një muaj më parë në një letër për gazetën ‘La Repubblica’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I KOMISAR ARTAN CUKUT/ Arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i vrasësit (EMRI)
Previous article SHIKONI SI REAGON VOGËLUSHJA KUR.../ Loredana poston videon e ëmbël

enxhi.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT