Kjo foto është shkrepur në vitin 1984 nga Adrian Biggs, i cili udhëtoi në disa qytete të Shqipërisë së asaj kohe.
Eshtë rruga që lidh Urën e Dajlanit me Plepat në Durrës dhe quhej ndryshe edhe si rruga e plazhit.
Plepat në dyja anët që ishin mbjellë pothuajse në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Asnjë makinë ne të gjithë gjatësinë e saj.
Parrullat e propogandës komuniste që të bëjnë të mendos për Korenë e Veriut sot.
Njerëz që ecin në këmbë ose fatlumët me biçikleta, që ishin edhe mjeti më i përhapur për të shkuar e ardhur nga qyteti i Durrësit, për në plazhin disa kilometra më tutje.
Kushdo që kalon sot në këtë rrugë, nuk do arrijë që të gjejë asgjë të fiksuar në këtë foto, veçse gjurmës së saj.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal