• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PD SHPËRNDAN TRAKTE NË SHKODËR/ Valdrin Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet e bëra
Home
Politikë

PD SHPËRNDAN TRAKTE NË SHKODËR/ Valdrin Pjetri: Duan të largojnë vëmendjen nga abuzimet e bëra

12 August, 2019 k.autor Politikë

PD vijon sulmet kundër kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri i cili do të betohet në 21 gusht për mandatin e katër viteve të ardhshme në krye të kësaj bashkie, e cila njihet si bastion historik i të djathtëve. Aktivistë të djathtë kanë shpërndarë ditën e sotme disa trakte nëpër qytet ku shkruhet ‘Narko Valdrini Jashtë  Bashkisë’.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë Valdrin Pjetri. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se këto trakte që janë shpërndarë nga katër pesë persona nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm.

Ai shprehet se me anë të këtij akti po tentohet të largohet vëmendja nga abuzimet shumë-vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër.

Reagimi i plotë i Valdrin Pjetrit

Traktet e shpërndara natën nëpër Shkodër, organizuar nga 4-5 persona, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve shkodranë dhe as interesat e demokratëve të ndershëm shkodranë.

Thjesht duan të largojnë  vëmendjen nga abuzimet shumë vjeçare të bëra në Bashkinë Shkodër, dhe nuk e ndryshojnë dot faktin se pas një jave ky abuzim do përfundojë njëherë e mirë.

Valdrin Pjetri nuk është e keqja e Shkodrës. Nuk është ai që ka abuzuar dhe ka shpërdoruar pafund fonde publike. Valdrin Pjetri nuk është shkaktar i gjendjes së mjerueshme, ku gjendet qyteti i Shkodrës sot.

Në pak muaj të gjithë banorët e Shkodrës do shikojnë realitetin ndryshe, të një qyteti që do administrohet dhe menaxhohet me përkushtim dhe devotshmëri.

Qentë le të lehin, karvani ecën perpara.

Ditë më të mira do vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELITA MË ENTUZIASTE SE KURRË/ Vogëlushi i saj thotë fjalët e para
Previous article VETËM 3 VJEÇ/ Vogëlushi që bëri të përlotej sallën....teksa i binte violinës

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT