• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SONDAZHI I FUNDIT/ Shqiptarët populli më pro-europian në Ballkan
Home
Sociale

SONDAZHI I FUNDIT/ Shqiptarët populli më pro-europian në Ballkan

11 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria rezulton vendi më pro-evropian në Ballkan. Sipas sondazhit të fundit të kryer nga Eurobarometri, pjesa dërrmuese e qytetarëve besojnë më shumë BE-në se qeverinë vendase. Ndërkohë, vendi me më pak mbështetje për Europën rezulton Serbia Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që i besojnë më shumë Bashkimit Europian sesa qeverisë vendase, përkatësisht me 69 dhe 30 për qind.

Kështu thotë një sondazh i Eurobarometrit, i kryer në qershor të 2019-s dhe i publikuar këtë muaj. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 57 dhe 33 për qind, e ndjekur nga Mali i Zi, ku mbështetja pro-BE-së llogaritet 47 përballë 43 për qind.Ndërkohë, Serbia rezulton i vetmi vend ku mbështetja është më e madhe për qeverinë vendase sesa për Unionin Europian, me kuotat 41 dhe 33 për qind.

Shqipëria është gjithashtu në krye të listës së vendeve që e perceptojnë pozitivisht imazhin e BE-së, konkretisht me 81 për qind që kanë një mendim të mirë ose shumë të mirë dhe vetëm 3 për qind që mendojnë të kundërtën. Ndërsa në Serbi, përqindja e atyre që kanë një mendim pozitiv për Unionin është më pak se gjysma e atyre në Shqipëri, 37 për qind.Sidoqoftë, shifra në fjalë është më e lartë se ajo e qytetarëve serbë që kanë një mendim negativ për Europën, që llogaritet në 27 për qind.

Ndërkohë, mbi 60 për qind e qytetarëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi vlerësojnë se ekonomia e vendit të tyre është e varfër, me përqindjen më të lartë të verifikuar në Serbi, 67 për qind. Problemet më të rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve janë situata ekonomike dhe papunësia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERGOL NGA MESI I FUSHËS NË KAMPIONAITN HOLANDEZ/ Mbrojtësi shqiptar i shtang të gjithë, ja "magjia" (VIDEO)
Previous article 12 GUSHT DERI NË 18 GUSHT 2019/ Ja horoskopi juaj për këtë javë

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT