• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAYURAT E REJA/ Denaj: Presim sugjerime nga grupet e interesit
Home
Politikë

FAYURAT E REJA/ Denaj: Presim sugjerime nga grupet e interesit

9 August, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ftoi të gjitha grupet e interesit dhe opinionin në tërësi, të japin komentet dhe sugjerimet e tyre për projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Prej datës 1 gusht është hedhur për konsultim publik ky projektligj, i cili ka për synim krijimin e një sistemi të ri faturimi dhe monitorimi të transaksioneve të bizneseve në vend, bazuar në një sistem të ri të pajisjeve fiskale (gjenerata e re e kasave fiskale).

“Faza e konsultimit publik do të zgjasë deri në fund të muajit Gusht 2019, dhe ftojmë gjithashtu grupet e interesit të bëhen pjesë e tryezave publike që MFE do të zhvillojë në javët në vijim”, thekson Denaj.

Ministrja shprehet se “reforma e fiskalizimit është një angazhim madhor i qeverisë shqiptare në përpjekje për të minimizuar ekonominë informale, përmes modernizimit të sistemit të monitorimit të taksave”.

Ky projektligj synon: minimizimin (uljen) e niveli të ekonomisë informale; Përmirësimin e mbledhjeve të të ardhurave; Identifikimin më lehtë të evazionit; Bërjen e auditimit të taksave më kost-efiçent; Uljen e nivelit të korrupsionit në administratë; Ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin; Pozicionimin e Shqipërisë më afër standardeve të Bashkimit Europian.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të luftojë evazionin fiskal nëpërmjet një legjislacioni të shëndetshëm, pajisjeve teknologjike dhe informacionit të përfituar në kohë reale për çdo transaksion të kryer në vend.

Administrata Tatimore do të ketë në dispozicion të dhëna të sakta dhe në kohë reale të cilat do të shërbejnë për një proces sa më të mirë planifikimi, menaxhimi, vlerësimi dhe vendimmarrës me qellim mireadministrimin tatimor.

Kjo zgjidhje ligjore e re kontribuon në përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, mbledhjen e tatimeve dhe krijimin e një mjedisi stimulues për biznesin.

Projektligji përfshin edhe organet publike të cilat përcaktojnë procedura të tjera (për shembull: monitorimi i afateve të pagesës, përcaktimi i procedurës që mundëson kryerjen e pagesave më shpejtë, përcaktimi i masave për zbatim më të shpejtë të procedurës së falimentimit, evitimi i mbingarkesës me borxhe, monitorimi i transparencës përsa i përket faturimit në procedurat e prokurimit publik, në mënyrë që të rrisë efikasitetin, ulë korrupsionin dhe pengesat administrative, etj.).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E PD-s/ Kreu i Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri: Nuk jam ndaluar apo arrestuar asnjëherë në Itali
Previous article NDODHET NË MAVROV PËR FAZËN PËRGATITORE/ Kukësi, sfida e këngës për të sapoardhurit (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT