• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KISHTE PËRDORUR AVIONË QEVERITARË  PËR UDHËTIME PRIVATE”/ Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit polak
Home
Nderkombetare

“KISHTE PËRDORUR AVIONË QEVERITARË PËR UDHËTIME PRIVATE”/ Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit polak

8 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryetari i parlamentit të Polonisë Marek Kuchcinski njoftoi të enjten se do të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve se kishte përdorur avionët qeveritarë për udhëtime private me pjesëtarët e familjes së tij. Përpara zgjedhjeve të pritshme të muajit tetor, skandali duket se vendos në pozitë të vështirë partinë në pushtet të krahut të djathtë nacionalist atë për Ligj e Drejtësi (PiS). Përfaqësuesit e kësaj të fundit patën thënë se po spastronin qeverisjen nga ajo që e quanin trashëgimi e marrjes së rushfeteve dhe ndikim komunist, që ishte toleruar sipas tyre nga qeveritë e mëparshme.

“Kam në plan të paraqes dorëheqjen time nesër” tha zoti Kuchcinski në një konferencë për shtyp, tre ditë pasi kërkoi falje për përdorim e avionëve qeveritarë për kryerjen e 23 fluturime me familjen. Analistët politikë thanë se deri të enjten Partia për Ligj e Drejtësi po zbatonte një qasje të llojit “prit të shohim çdo të ndodhë”, më shpresën që skandali do të shuhej për shkak edhe të sezonit veror.

Por fshehja e skandalit u bë e pamundur pasi media polake publikoi detaje të mëtejshme rreth fluturimeve duke nxjerrë në pah mospërputhje në shpjegimet e dhëna nga zoti Kuchcinski dhe qeveria. Sipas një sondazhi të publikuar të enjten nga tabloidi “Super Express” rreth dy e treta e polakëve ishin për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Një sondazh i kompanisë së specializuar “IBRiS”, zhvilluar përpara se të shpërthente skandali, i jepte partisë në pushtet për Ligj e Drejtësi (PiS) 41.7 për qind të votave, bllokut kryesor opozitar, Platformës Qytetare të qendrës 25 për qind ndërsa një grupi partish të majta 10.2 për qind të votave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA PUSHIME PËR DEMOKRATËT"/ Basha "xhiron filmat". Leksion opozitës por vetë... "ngel" në klasë (FOTO)
Previous article E TMERRSHME/ Si po shiten vajzat shqiptare tek serbët për 4 mijë euro: I kanë ble si kafshët, me trafikant ose…

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT