• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE BASHKI NJË SPORTEL PËR PASAPORT NË TIRANË/ Irritohen qytetarët: Këtu fiton kush ka mik e pistoletë
Home
Sociale

TRE BASHKI NJË SPORTEL PËR PASAPORT NË TIRANË/ Irritohen qytetarët: Këtu fiton kush ka mik e pistoletë

7 August, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Qytetarët e tre bashkive në jugun e vendit, Sarandës, Delvinës dhe Finiqit po përballen këto ditë me radhë ta gjata dhe pamundësi aplikimi për kartat e identitetit dhe pasaporta biometrike.  Ardhja për pushime e emigrantëve, e cila shfrytëzohet edhe për nxjerrjen e ID-së dhe pasaportave të reja ka bërë që radhët në të vetmin sportel që ndodhet në Sarandë të krijohen duke filluar nga mesnata.

“Kemi ardhur që në 02:00 të natës. Jam vendi i 30 (në radhë) se kishin ardhur shumë të tjerë më përpara. Këtu është kaos. Disa janë me fëmijë. Disa janë të sëmurë” tha njëri.

Ndërsa një tjetër qytetar i irrituar u shpreh “Në Shqipëri funksionon kush është i fort, kush ka pistoletën dhe kush ka mikun. Të harrohet radha dhe lista“.

Një tjetër qytetar thotë se ka sjellë kunatin për të zënë radhën që në mëngjes. “Kam sjellë kunatin që të zëre radhë që në mesnatë dhe jam e 15″.

Qytetarët ankohen se pavarësisht se mund të bësh pagesë për  kuponin për aplikim të përshpejtuar për 3 ditë, këtë shërbim nuk mund ta marrësh, pasi nuk mund të aplikosh për shkak të fluksit.

“Kam paguar 195 mijë lekë për kupon që ta marr shpejt. Kam tre ditë këtu dhe akoma nuk kam mbaruar punë. Nuk e di dhe sa do të vonojë” tha një tjetër.

Qytetarët apelojnë për shtimin e sporteve të shërbimit, pasi kjo situatë po ju hap problem në vendet e tyre të punës në vendet ku ata jetojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Shtatori, si dita e parë e shkollës për opozitën!
Previous article DUKET SI ËNDËRR/ Pamjet FANTASTIKE të perëndimit në bregdetin e Vlorës

k.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT