• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOGJI MANDATET DHE DORËZOI BASHKITË/ Basha: Dy vendimet që do të marrë…
Home
Politikë

DOGJI MANDATET DHE DORËZOI BASHKITË/ Basha: Dy vendimet që do të marrë…

7 August, 2019 k.autor Politikë

Nga Shijaku në një takim me strukturat drejtuese të PD, Lulzim Basha u shpreh i vendosur se nuk bën asnjë hap pas deri në largimin e Ramës. “Shqipëria sot është një vend pa ligj, pa rregulla, pa drejtësi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai kontrollon pasuritë dhe paratë e shqiptarëve. Në Shqipëri nuk udhëheq interesi i njerëzve, por sundon vullneti i Edi Ramës.- u shpreh kreu i opozitës. – Ne, nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të luftuar tiraninë dhe autokracinë.

Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për të rikthyer tregun e lirë dhe iniciativën e lirë në duart e shqiptarëve. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas deri në largimin e Edi Ramës!” – theksoi kryetari i PD, Lulzim Basha duke dalë edhe njëherë kundër aleatëve të PD-së, që pranuan që të ketë zgjedhje me Ramën në 13 Tetor duke njohur dekretin. Por vetë Basha ‘de facto’ e ka njohur dekretin e Metës, por ‘de jure’ nuk u regjistrua, edhe pse KQZ e injoroi tërësisht duke mos e marrë në konsideratë.

Në fund të fjalës së tij, Basha kishte edhe dy premtime lidhur me vendimet e para që do të marrë qeveria e PD-së kur të vijë në pushtet. “Beteja jonë kundër oligarkisë, duke anuluar ligjet me emër oligarku, miratuar nga qeveria Rama dhe duke hetuar dhe anuluar çdo kontratë korruptive PPP-je, do të jenë masat e para që Partia Demokratike do të ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes. Programi pro punësim dhe pro-biznes i PD parashikon vendosjen e taksës së sheshtë prej 9%, rregullimin i politikave fiskale në favor të një plani pro-biznes që do t’i japë frymëmarrjen e nevojshme ekonomisë sonë” përfundoi Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DREKA E GABUAR APO E FATIT"/ Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani prezantojnë bashkë Këngën Magjike (FOTO)
Previous article "PD DHE LSI DUHET TË REFORMOHEN"/ Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit: Djegia e mandateve kundërproduktive që...

k.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT