Pas 12 vitesh një kryetar socialist hyn në zyrën e Bashkisë së Kamzës. Rakip Suli ka marrë sot detyrën. Ish kryetari Xhelal Mziu pasi nuk pati mbështetje nga qytetarët e Kamzës ka boshatisur zyrën duke lënë vetëm portretin e Presidentit Ilir Meta kokëposhtë. Suli me një gjest simbolik nuk ka pranuar të ulet në karrigen luksoze të paraardhësit të tij. Pas marrjes së bashkisë nga Rakip Suli ka reaguar ish-kryetari i bashkisë Xhelal Mziu.
Postimi i plotë:
Vidhet forcerisht nga Socialistet, institucioni i Bashkise Kamez.
Ne oren 16.05 minuta Keshilltaret qe u betuan se do te japin kontributin e tyre per te miratuar vendime te rendesishme per qytetaret e Kamzes, te ndihmuar nga militantet e Partise Socialiste dhe Personalisht nga Shefi i Komisariatit Nr.5 Sali Skura dhe ndihmesit e Tij thyen xhamat e deres se jashtme dhe duke shperthyer ate me force duke treguar se me cfare qeverisje lokale do te perfaqesohet qyteti i Kamzes


