• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Kryebashkiaku i PD-së në Mallakastër liron zyrën në “paqe”: Fakt i kryer, kryetari i ri i PS do marrë detyrën
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Kryebashkiaku i PD-së në Mallakastër liron zyrën në “paqe”: Fakt i kryer, kryetari i ri i PS do marrë detyrën

7 August, 2019 k.autor Politikë

Kryetari në ikje i PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj deklaroi se nuk do të bllokonte që të merrte detyrën kryetarin e ri të PS.

Gjatë një prononcimi për median Kapllanaj tha se jemi përballë faktit të kryer kur kryetari i ri Qerim Ismaili pas pak ditësh do të marrë detyrën.

Më tej ai theksoi se zgjedhjet do të ribëhen në Shqipëri.

 

“Mandati im 4 vjeçar është në përfundim dhe sigurisht unë jam koshient që ky mandat është në përfundim, por fatkeqësisht nuk patëm zgjedhjen me 30 qershor patëm thjesht vetëm votime, të cilat ju tashmë i dini në cfarë situate dhe klime janë zhvilluar, nuk dua të bëj komente të tepërta sepse tashmë me këtë situatë jemi njohur dhe duam apo nuk duam jemi në këtë realitet, kryetari i ri i emëruar nga kryeministri dhe qeveria pas pak ditësh do të marrë detyrën, që ja jep kryeministri.

Sepse qytetarët mallakastriotë e kanë bojkotuar 30 qershorin, kanë marrë pjesë më pak se 5 mijë votues të cilët janë militantë të partisë socialiste dhe kuptohet që partia socialiste ka bërë votime brenda vetes se vetë dhe jo për bashkinë e Mallkastrës. 

Më vjen keq në fakt që ndodhem në këtë situatë, për shkak se mallakastriotëve nuk iu dha mundësia që të zgjidhnin.

Kemi pasur votime të njëanshme të dirigjuara dhe menaxhuara nga partia socialiste, pra nuk ka pasur asnjë pluralizëm në qendrat e votimit, të monitoruara nga partia socialiste dhe këto nuk janë zgjedhje këto janë votime brenda partisë socialiste. 

Gjithsesi, ne jemi përballë një fakti, përballë një fakti të kryer, do të thoja përballë një akti kriminal të bërë nga qeveria por gjithsesi ata janë duke iu shkuar marrëzive në fund dhe unë jam i bindur që kjo është një situatë e përkohshme sepse gjerat do te marrin një drejtim te duhur, sepse zgjedhjet në Shqipëri do të ribëhen dhe do të kenë përballë konkurrentë të cilët do të garojnë dhe fituesi do të marre mandatin.

Pa diskutim që unë nuk do të jem prezent në atë ceremoni që do të organizoje partia socialiste për ti dhënë drejtimin e bashkisë së emëruarit të vet, nuk mund të jem, nuk mund ti dorëzoj shiritin dikujt që nuk e kanë zgjedhur mallakastriotët dhe për më tepër në një pale votime te kundraligjshme. 

Por sic e kemi pare gjithandej, pas betimit diku ne një zyre tjeter, dhe kjo është për të qeshur ne fakt, kryetari i emëruar i Edi Rames dhe i partisë socialiste shkon dhe thyen dyert e zyrave te institucionit te bashkisë dhe hyn ne zyre ashtu sic kane hyre ne bashkite e tjera, besoj se të njëjtin akt to bëjnë edhe bashkinë Mallakastër sepse nuk kanë se si të veprojnë ndryshe” deklaroi Kapllanaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Mbërrin kryetari i këshillit të bashkisë Kamëz, dera e mbyllur (FOTO)
Previous article E "BËRË" APO JO? Vajza e ish deputetes "hap" sondazhin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT