as konstituimit dhe betimit të Kryebashkiakut të ri Ervin Demo në Berat ka nisur puna. Lajmin e ka bërë të ditur vetë demo me anë të një postimini në Facebook.
“Ashtu siç u zotuam në fushatë, nuk do të lëmë asnjë ditë të vetme të shkojë dëm për Beratin. Bashkë do ta shtrijmë aksionin e pastrimit në çdo pikë tjetër turistike dhe çdo lagje për ta bërë qytetin më të pastër, të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë.”-skruan Demo. Ndërkohë aksione të tilla pritet që të ketë në të gjitha Bashkitë e vendit.
Postimi i plotë:
BASHKIA NË PUNË! Ashtu siç u zotuam në fushatë, nuk do të lëmë asnjë ditë të vetme të shkojë dëm për Beratin.
Sot me punonjësit e bashkisë nisëm aksionin për te pastruar Kalanë, asetin më të madh turistik të qytetit që pret numrin më të lartë të vizitorëve të huaj, e cila ishte lënë në gjendje të papranueshme. Bashkë do ta shtrijmë këtë aksion në çdo pikë tjetër turistike dhe çdo lagje për ta bërë qytetin më të pastër, të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë.
Puna sapo ka filluar dhe nuk do të ndalet asnjë ditë!


