• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRHIQET PD?/ Thirrje të hapur ndërkombëtarëve: Nuk kemi thënë që s’pranojmë negociata me Edi Ramën!
Home
Politikë

TËRHIQET PD?/ Thirrje të hapur ndërkombëtarëve: Nuk kemi thënë që s’pranojmë negociata me Edi Ramën!

6 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike nuk e konsideron tabu uljen në tryezë me Edi Ramën për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho shprehet se kriza do të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe për këtë është i hapur për kontributin edhe të aktorëve politikë vendas por edhe të ndërkombëtarëve.

“Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk zhvillojmë negociata me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste. Gjithmonë e kemi theksuar se do të ulemi në një tryezë të spektrit politik ku sigurisht Edi Rama si kryetar i PS do të ketë vendin e tij dhe do të paraqesë opsionet e PS për zgjidhjen e krizës. Asnjëherë nuk e kemi mohuar që zgjidhja do të vijë nga dialogu. Problem është që Edi Rama nuk pranon që ka krizë dhe për rrjedhojë nuk pranon as dialogun”.

Për negociatorin demokratët nuk kanë pretendime.“Të gjithë të huajt që dëshirojnë të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës janë të mirëpritur. Të huaj, vendas, cilët do qofshin ata. Këtu nuk ka tabu dhe nuk ka përse të ketë”.

Spaho mohon që ndërkombëtarët t’i kenë kërkuar opozitës që ti drejtohet gjykatave për të kërkuar rrëzimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por është i bindur se raporti i ODIHR do të demaskojë edhe më shumë procesin ku PS mori të gjithë pushtetin vendor.

Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit për demokratët ka të njëjtat arsye me ato të 30 qershorit. Numri dy i demokratëve vlerëson edhe përpjekjen e aleatëve në opozitë, të cilët me regjistrim në zgjedhje po demaskojnë anëtarët e maxhorancës në KQZ.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU GJET CELULARI NË QELI/ Gaxhai rrezikon izolimin në burg për tre muaj
Previous article E FUNDIT/ Gjashtë turistë gjerman humbin në pyjet e Borshit, Policia i lokalizon dhe i rikthen në Ksamil

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT