Tre perleshje brenda nje dite. Situate kritike ne Viterbo ne Itali. Oficerët e burgut duhej të shuanin tre perleshje që shpërthyen gjatë ditës se diele në tre seksione të ndryshme, ku mes te tjeresh ata qe u perleshen ishin shqiptare dhe rumune, nderkohe qe ne nje rast u perfshine edhe te denuar italiane.
Mediat italiane raportojne se ambulanca ka bere kater rruge qe ka transportuar te lenduarit ne spital. Nga perleshjet mbeten te plagosur 4 te denuar dhe nje polic qe nderhyri per te qetesuar gjendjen.
Nje nga zyrtaret e burgut thote se sherret nisin per shkak te rivalitetit mes te burgosurve. Nuk ka ende detaje per shkakun e shperthimit te sherrit.
“E Diela – thotë ai, tregon qarte se ne cfare gjendje katandiset institucioni. Kurre si tani nuk ka qene situata emergjene. Po bëhet ferr, veçanërisht për ata që punojnë aty”- thorte ai, duke pranuar se stafi eshte i lodhur dhe situata e vazhdueshme e tensioneve pas hekurave shkakton ankth.
“Kam përsëritur për ca kohë që administrata na ka braktisur dhe kjo është prova. Ishte vetëm rastësi që vetëm njëri prej nesh përfundoi në dhomën e urgjencës. Luftimet ishin ne tre zona dhe gjithçka mund të ndodhte. Ne fillojmë të kemi frikë”- thote ai.


