• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Letrat e borxhit të qeverisë/ Financat lajmërojnë fundin e interesave të ulëta
Home
Ekonomi

Letrat e borxhit të qeverisë/ Financat lajmërojnë fundin e interesave të ulëta

20 December, 2017 Ina.Autor Ekonomi

Parashikimet e normave të interesit për periudhën afatmesme flasin për një rritje graduale (duke filluar nga viti 2018), por gjithsesi nën mesataren historike, parashikon Ministria e Financave në lidhje me pritshmëritë e borxhit për dy vitet në vijim.

Sipas analizës së qeverisë, nivel më të lartë rritjeje pritet që të ketë në segmentin e instrumenteve afatshkurtra (bonove të thesarit) si edhe në segmentin e instrumenteve me norma të ndryshueshme, spread-i i të cilave është subjekt indryshimit në normat e bonove të thesarit 12 mujore.

Siç është vërejtur edhe ketë vit interesat në ankandet për bonot me afat maturimi 12 mujor kanë regjistruar rritje gjatë muajve të fundit. Interesi i bonos 12 mujor arriti në ankandin e fundit 2.72%, duke u rritur me 0.12 pikë përqindje në krahasim me ankandin e datës 5 dhjetor.

Në prill 2017 interesi i bonos 12 mujore preku nivelin më të ulët të vitit me 1.58%.

Ndërkohë, në tregun e jashtëm, situata nuk paraqitet shumë e qartë për shkak të divergjencave në politikat monetaretë BQE dhe Rezervës Federale.

BQE synon të vijojë me politikat lehtësuese, ndërkohë që Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit me qëllim normalizimin e politikavemonetare.

Në këto kushte, vlerësimet aktuale për periudhën afatmesme parashikojnë një rritje të moderuar të normave të interesit, kryesisht në segmentin e instrumenteve me norma interesi tregtare.

Kursi i këmbimit të monedhës vendase kundrejt monedhës Euro, që është dhe monedha me peshën më të lartë në portofol, aktualisht është i mbiçmuar dhe pritet që të shuhet gradualisht duke ardhur drejt mesatares historike.

Ministria e Financave pohon se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun lehtësues gjatë periudhës afatmesmedhe intensiteti i stimulit monetar nuk do të ulet përpara tremujorit të parë të vitit 2018.

Pritshmëritë e treguesve fiskal sinjalizojnë një rënie graduale të nevojave për financim në periudhën 2018-2020, duke i dhënë mundësi përmirësimit të rrezikut fiskal dhe duke qenë në linjë me angazhimin e Qeverisë për uljen e borxhit publik./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dyshime pas transaksioneve brenda familjarëve, zbulohen veprimet e gruas së Klement Balilit
Previous article Aeroporti i Atlantës me orë pa drita, anulon 1 mijë fluturime. CNN i kërkon ndihmë ekspertit shqiptar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT