Tre vëllezër janë vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohen se kanë tentuar ti marrin një personi në formë gjobe shumën prej 50 mijë eurosh duke e kërcënuar.
Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është finalizuar me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit: Xhekson Titini 23 vjeç, E. T., 32 vjeç, A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi m


