• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DHUNA ME ARMË/ Trump bën thirrje urgjente për ta parandaluar
Home
Nderkombetare

DHUNA ME ARMË/ Trump bën thirrje urgjente për ta parandaluar

6 August, 2019 Lubjana.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA Donald Trump bëri thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë dhe tha se të gjithë amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, fanatizmin dhe supremacizmin e bardhë”. Komentet vijnë pas vrasjeve masive me armë zjarri në Teksas dhe Ohajo, ku humbën jetën 31 vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë. “Urrejtja nuk ka vend në Amerikë. Urrejtja mjegullon mendjen, shkatërron zemrën dhe gllabëron shpirtin,” tha ai.

Të shtunën, një njeri i armatosur vrau 20 vetë në një Walmart të El Pasos në Teksas, ngjarje që autoritetet e quajtën krim të urrejtjes me motive racore. Vetëm 13 orë më vonë, një tjetër njeri i armatosur në qendër të Dejtonit, në shtetin Ohio, vrau nëntë njerëz. Numri i të vdekurve u rrit të hënën, duke arritur në gjithsej 31.

Presidenti Trump tha se ligjet e shëndetit mendor duhet të reformohen për të identifikuar më mirë individët me probleme mendore. Ai bëri thirrje për zbatimin e dënimit kapital për ata që kryejnë vrasje masive dhe krime të urrejtjes.

Presidenti Trump tha se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të punojë me autoritetet lokale dhe kompanitë e mediave sociale për të zbuluar vrasësit para se të godasin. Ai tha se interneti, media sociale dhe videolojërat e dhunshme kanë ndihmuar në radikalizimin e njerëzve.

Po sot, Presidenti Trump u kërkoi ligjvënësve të vendosin kontrolle të forta mbi blerësit e armëve, duke lënë të kuptohet se kjo mund të bëhet paralelisht me reformën e imigracionit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL LISTA ME KALIMET NË TRE VITET E FUNDIT/ Ja 11 lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit (FOTO)
Previous article MASAKRA NË OHIO/ Autori ishte KUNDËR Trump, ja qëndrimet e tij

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT