Monedha e përbashkët euro u këmbye dje në tregun e këmbimit poshtë kuotës së 121 lekëve duke iu afruar nivelit më të ulët historik të të gjitha kohërave. Një euro u këmbye me 120.75 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë, në këmbim me monedhën vendase. Nënçmimi i euros këto ditë lidhet me prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik, që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.
Ekspertët e këmbimit valutor e konsiderojnë sjellje sezonale këmbimin e euros në raport me lekun, teksa shifrat zyrtare tregojnë për numër më të lartë turistësh që po vizitojnë vendin këtë vit sidomos nga Europa Perëndimore.
Me këtë rënie, euro po u afrohet rekordeve historike në këmbim me lekun, kur në gjashtëmujorin e parë të vitit 2008, 1 euro kushtoi 120.4 lekë. Ky ishte niveli më i ulët që kur monedha e përbashkët nisi
Që prej mesit të vitit 2016, kur këmbehej me rreth 138 lekë, euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm, duke rënë me 16.5 lekë.