• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Teatri Veror i Dekretit Privat të familjes Meta!
Home
Politikë

Teatri Veror i Dekretit Privat të familjes Meta!

5 August, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Në Parkun e Liqenit Artificial të kryeqytetit, që nga 1974, është ngritur dhe funksionon, Amfitetari. Në zhargonin popullor, njihet ndryshe si Teatri Veror i Tiranës.
I tillë duket që të jetë edhe ai që po tenton të ngrejë politikisht, pas 30 Qershorit, lidershipi i opozitës sonë të rrugës.
Por ndryshe nga ai i vërteti, në Teatrin Veror të opozitës sonë, po vihet në skenë një shfaqje sa e vjetër, aq edhe bajate e banale.
Për të mbuluar dështimin e vet spektakolar në zgjedhjet e 30 Qershorit, lidershipi i opozitës fillimisht tha se nuk do ti lejojnë Kryetarët e rinj të bashkive që të hynin nëpër zyra.
Pasi kanë hyrë tashmë pothuajse të gjithë, ish- Kryetarët e tyre që i gënjyen, kanë dalë në rrugë. E për të fituar edhe pak kohë, duke iu frikësuar ndonjë zemërimi dhe rebelimi të mundshëm, u thonë se zgjedhjet e vërteta janë ato të 13 tetorit.
PD ndryshe nga LSI, PAA dhe PR, nuk është regjistruar as sot, në afatin e fundit kohor për këtë proces. Por kjo nuk e pengon Lulzim Bashën që të kërcënojë KQZ, që ta zbatojë dekretin e Ilir Metës, të cilin ai vetë nuk po e zbaton.
Në këtë mënyrë ai për 13 tetorin, për aq kohë sa nuk zbatohet nga PD por njihet vetëm nga Presidenti dhe LSI, nuk është një dekret kushtetues, por thjeshtë një dekret privat, i familjes Meta-Kryemadhi.
Opozita e rrugës kishte vendosur si kusht të panegociueshëm para 30 Qershorit, slloganin: “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita”. Edi Rama as nuk ka ikur e as nuk do ikë. Por, as ata nuk e pranojnë në mos shkrirjen, të paktën dështimin.
Kushti tjetër i opozitës para 30 Qershorit, ishte ai i mosfutjes në zgjedhje, me Edi Ramën Kryeministër. Edi Rama vazhdon e do vazhdojë të jetë Kryeministër. Por kjo nuk e ka penguar gjysmën e opozitës, që të regjistrohet formalisht në KQZ, për zgjedhjet e 13 tetorit.
Lulzim Basha tha se PD nuk do bëjë pushime verore dhe se deri në fund të gushtit do riorganizohet për të rrëzuar Ramën në shtator. Por mediat raportojnë se kryeopozitari ynë ka ikur me pushime verore… në Hollandë.
Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë lloj shfaqje është ajo që po vihet në skenën e Teatrit Veror të politikës, nga lidershipi i opozitës së rrugës.
E ndërsa Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po shijojnë pushimet verore “për shtatë palë qejfe”, opozitarët e thjeshtë që i besuan atyre për 30 Qershorin, kanë mbetur në mes të katër rrugëve.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I SHPËTOI POLICISË ITALIANE/ Si e pësoi SHQIPTARI kur në traget... (EMRI)
Previous article E DHIMBSHME/ Ndahet nga jeta gazetarja dhe poetja shqiptare (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT ME VDEKJE NË LUSHNJE/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej shoferëve (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT