• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRNDARJA E KUVENDIT/ Veseli: Presidenti ka mundësinë të caktojë menjëherë datën e zgjedhjeve
Home
Rajon

SHPËRNDARJA E KUVENDIT/ Veseli: Presidenti ka mundësinë të caktojë menjëherë datën e zgjedhjeve

5 August, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë, ku tha se pati konsensus për disa vendime që, sipas tij, janë në interes të qytetarëve.

“Shpërndarja e Kuvendit i jep mundësi Presidenti automatikisht që të caktojë datën e zgjedhjeve. E kam thënë me bindje të plotë, edhe sot e them, se e vetmja zgjidhje janë qytetarët e vendit tonë, dhe janë zgjedhjet. Ato nuk janë vetëm opsion apo alternativë, por vendim i duhur për qytetarët. Me këtë vendim kemi treguar dinjitet para qytetarëve tanë”, ka thënë ai, ndërsa ka uruar qytetarët për zgjedhjet, raporton Koha.net.

“Ne e dimë datën e shpërndarjes së Kuvendit, dhe, ndonëse është kompetencë e Presidentit, janë 30-45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit kur duhet të mbahen zgjedhjet”, përfundoi ai.

Më 22 gusht shpërndahet Kuvendi, miratohet edhe marrëveshja IPA

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se janë dakorduar të gjithë shefat e grupeve parlamentare për datën e shpërndarjes së Kuvendit dhe pastaj të ndiqen të gjitha rregullat kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje.

“U pajtuam që më 22 gusht në orën 10 të shpërbëhet Kuvendi dhe pastaj të ndiqen të gjitha rregullat kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Hoti para mediave, raporton Koha.net.

Ai po ashtu tha se është rënë dakord që para shpërndarjes së Kuvendit të miratohet marrëveshja IPA që Kosovës ia sjellë 100 milionë euro.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, me këtë rast ka thënë se “tani mandati po i kthehet sovranit, popullit të Kosovës”.

Memli Krasniqi nga PDK ka thënë se më në fund procesit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme sot iu vu vulë institucionale.

Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se arsyeja e caktimit të datës 22 gusht dhe jo më herët ka të bëjë me shqetësimet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian se iu nevojiten më shumë kohë për të përgatitur misionin vëzhgues për ta dërguar në Kosovë për zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPILOHET LISTA ME 19 FUTBOLLISTË/ Shqipëria U19 starton grumbullimin, kuqezinjtë me mision në... (FOTO)
Previous article PARATICI NUK E HARRON DOT POGBA/ Juventus në sulm për mesfushorin francez, ja oferta e "galopante"

k.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT