Eduart Xhezo është 34 vjeçari nga Vlora, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri Arben Beqirajn. Beqiraj ndërroi jetë mëngjesin e sotshëm, ndërsa Xhezoplagosi të birin e Arbenit dhe një person tjetër.
Ngjarja ndodhi në afërsi të lokalit të Arbenit, buzë detit dhe shkaktoi panik tek pushuesit.
Policia është vënë në kërkim të Eduartit, i cili rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë.
Ai është një emër i dëgjuar për blutë e qytetit bregdetar, për shkak të një konflikti të ndodhur në vitin 2005.
Në dhjetor të vitit 2005, Xhezo është konfliktuar me Klodian Ramën, një tregtar në qytetin e Vlorës dhe e ka qëlluar atë me gurin e kandarit, duke i shkaktuar plagë në kokë.
Mirëpo, si të mos mjaftonte me kaq, më tej ai ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj furgonit tip Sprinter të vëllait të Klodianit, i cili kishte shkuar bashkë me një shokun e tij, Bledar Mustafaraj, për të sqaruar ngjarjen.
Si pasojë e breshërive të lëshuara nga automatiku i Eduartit, në atë kohë 20 vjeç, ngeli i plagosur Bledar Mustafaraj.
VRAU PRONARIN E LOKALIT
Plagosja në 2005 e bërë nga Eduart Xhezos
Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Vlorës në atë kohë, gjithçka e ka zanafillën më 9 dhjetor të vitit 2005. Mëngjesin e asaj dite lindi një konflikt mes Klodian Rama dhe Eduart Xhezos (i cili zotëronte një magazinë në tregun e fruta-perimeve).
Shkak banal për këtë ishte fakti që Rama i kishte thënë të atit se nuk mund të blinin mall me çmimin e ofruar nga Xhezo. Pas kësaj janë këmbyer fjalë fyese dhe Xhezo ka qëlluar me gurin e peshës në kokë shtetasin Klodian Rama. I lënduari i është drejtuar spitalit ku ka marrë edhe mjekimin. Por gjërat nuk kanë marrë fund me kaq.
Dy orë më pas, vëllai i Klodianit, Kreshniku, duke lëvizur me një furgon sprinter me ngjyrë të bardhë në të cilin ndodhej edhe shoku i tij Bledar Mustafaj, ka ndaluar në tregun e fruta-perimeve. Pa zbritur ende ata kanë dëgjuar një breshëri automatiku.
Kreshnik Rama ka parë se po qëllohej nga Eduart Xhezo. Ata kanë qëndruar në automjet deri në momentin e ndalimit të të shtënave e më pas kanë shkuar në spital, pasi Bledar Mustafaj ishte plagosur në këmbë.
Pas kësaj ngjarjeje Xhezo, atëherë 20-vjeçar, është larguar dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij, nga ku ka rezultuar se i riu ka qëlluar me kallashnikov. Sipas togave të zeza, qëllimi i goditjes së dy të rinjve ka qenë vrasja e tyre.


