• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sistemi më i sofistikuar në botë i mbikëqyrjes identifikon gazetarin e BBC në 7 minuta
Home
Teknologji

Sistemi më i sofistikuar në botë i mbikëqyrjes identifikon gazetarin e BBC në 7 minuta

20 December, 2017 Ina.Autor Teknologji

Duhen vetëm pak minuta që autoritetet në Kinë të identifikojnë dhe arrestojnë një person të dyshuar duke përdorur rrjetin e gjerë të kamerave me qarqe të mbyllura që posedojnë në mbarë vendin dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Një gazetar i BBC u ofrua vullnetarisht që të testonte një prej sistemeve më të sofistikuara të mbikëqyrjes në botë.

Me këtë sistem autoritetet e vendit me popullsinë më të madhe në botë lehtësisht mund të mësojnë çdo gjë rreth qytetarëve, të identifikojnë njerëzit dhe të gjurmojnë aktivitetin e tyre deri në një javë përpara, shkruan PCWorld Albanian.

John Sudworth u dha autoriteteve Kineze një foto të tij për ta futur në sistemin e mbikëqyrjes.

Pastaj ai vendosi të dilte në rrugë dhe ambiente publike ndërsa përpiqej të shmangte kamerat kudo nëpër qytet duke u bashkuar me turmën.

Por, çuditërisht kamerat e identifikuan atë si një “të dyshuar,” si dhe lajmëruan autoritetet të cilat i kishin marrë foton pas vetëm 7 minutash.

Kina ka sistemin më të madh të mbikëqyrjes në botë i përbërë nga 170 milion kamera në mbarë vendin. 400 milion të tjera do të instalohen deri në 2020-ën.

Zyrtarët Kinezë thonë se kamerat janë të afta të bëjnë lidhjen e fytyrave të skanuara me dokumentet e identifikimit e madje mund të përllogarisin moshën, etninë dhe gjininë e një personi.

Edhe pse rrjeti ka ndihmuar Kinën të menaxhojë më mirë sigurinë dhe të parandalojë krimin, aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar për privatësinë individuale të qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dhimbje koke për Gattuson, 2 titullarë të pezulluar për Atalantën
Previous article Skënderbeu stërvitet mbi dëborë, Dita dhe Radas gati për Teutën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KENI BËRË "LIKE" AKSIDENTALISHT NË INSTAGRAM? Kreu i platformës tregon nëse personi tjetër merr njoftim... Teknologji

KENI BËRË "LIKE" AKSIDENTALISHT NË INSTAGRAM? Kreu i platformës tregon nëse personi tjetër merr njoftim...

APPLE ZBULON IPHONE 18/ Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja Teknologji

APPLE ZBULON IPHONE 18/ Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

STUDIMI: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme Teknologji

STUDIMI: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT