Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tro nditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e vik timave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta
Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shkruar në twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”.
“Jam thellësisht i tro nditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e vik timave dhe me të pla gosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre.”- shkruan Basha në twitter.
Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 vi ktima.
Nderkohe qe vetem tete vite me pare, nje sulm me bresheri pa bere dallim beri Garda e Republikes me urdher te Sali Berishes me 21 janar 2011 dhe vr au kater demonstrues te opozites se atehershme.
Vetem se ky ishte te rror shteteror, dhe ata qe vra ne ne vend qe te shkonin para drejtesise, u graduan ne politike, ndersa ne SHBA ndeshkohen.


