Një tjetër viktimë në plazhet shqiptare. Një i moshuar ka ndërruar jetë sapo është futur në ujë, në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku 72-vjeçari me inicialet M.K, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.
Për shkak të tronditjes, edhe bashkëshortes së tij i ka rënë të fikët dhe po trajtohet nga infermierët në qendrën shëndetësore të plazhit.
Trupi i pajetë i të moshuarit është dërguar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



