Pasi e kuptoi se “fe facto” është shkarkuar si President i Republikes, Ilir Meta ka flakur përfundimisht maskën duke ekspozuar publikisht, pamjen e tij reale.
Në letrën qe i ka derguar Kuvendit, për të sqaruar dekretet e zgjedhjeve, Ilir Meta shkruan:
“Nuk hezitoj t’ju kërkoj që të ndihmoni Kryeministrin dhe Kryetarin e PS të mos krijojë precedentin më absurd në historinë e vendeve ish-komuniste atë të asgjësimit të PD, jo vetëm si forca kryesore opozitare sot, por edhe si forca e parë opozitare pro atlantike dhe pro europiane e vendit tonë”.
Me pas, Meta konkludon se “është koha tani e jo më vonë për t’i hequr pushtetin e paligjshëm kësaj pakice dhe për t’i rikthyer sovranitetin e marrë tinëzisht qytetarëve shqiptarë dhe rivendosur parlamentarizmin në Kuvendin e Shqipërisë”.
Si shihet, ai ka shkruar me dorën e vet, atë që të gjithe e kanë kuptuar prej kohesh tashmë:
Ilir Meta kurrë nuk u ngjit dot kurrë në lartesinë e të qenit President mbi palet politike në Shqiperi, siç e përcakton fryma dhe germa e Kushtetutes se Republikes.
Ai e perdori 2 vjet me radhë zyren e Kreut te Shtetit, si zyrën e re te Kryetarit te LSI. Ndaj kërkon veç shpëtimin e PD dhe rrëzimin e Edi Ramës.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


